Nga arratia, Suel Çela, një prej personazheve të botës së krimit ka ankimuar masën arrest me burg që është caktuar ndaj tij në maj 2022 për dosjen ‘Plumbi i Artë’. Ai u shpall në kërkim nga SPAK pas rrëfimeve të të penduarit të Drejtësisë Nuredin Dumani. Pendesa e tij dhe bashkëpunimi me organet e drejtësisç ndihmoi në zbardhjen e shumë ngjarjeve kriminale në Shqipëri.
Seanca për kërkesën e Suel Çelës do të mbahet të premten në orën 13:00 në Gjykatën e Posaçme. Në dosjen ‘Plumbi i Artë’, Suel Çela akuzohet si porositës të dy atentateve të dështuara ndaj Lulzim Mashës dhe Elton Kilës i njohur si ‘Oti i Elbasanit’.
Por, telashet e tioj me drjetësinë nuk kanë të sosuru, Dy javë më parë, Gjykata e Posaçme caktoi një tjetër mase sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, si kreu i një organizate kriminale, pas zbardhjes së bisedave në SkyEcc.
Sipas hetimeve të SPAK, Suel Çela kishte lidhje dhe ndikime të forta në sistemin e drejtësisë.