Rama “izolon” Erion Veliajn/ Pas zhvendosjes së Gonxhes në Tiranë, PS pritet të caktojë Blendi Klosin drejtues politik në Dibër

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi është kandidati kryesor për të qenë drejtues politik në Dibër.

Kjo lëvizje e Partisë Socialiste vjen pas largimit të Blendi Gonxhes, i cili do të shërbejë në Tiranë.

Ky gradim duket që ka mërzitur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, i cili fillimisht u caktua si një nga tre drejtuesit politikë në Tiranë, por pas skandalit “5D”, raportet mes Ramës dhe Veliaj janë ftohur ndjeshëm.

Të hënën, kryetari i Partisë Socialiste mbledh kryesinë për te zyrtarizuar të deleguarin politik në Dibër.

Më 20 nëntor, ishte vetë Gonxhe që konfirmoi kalimin e tij në Tiranë, ku do të angazhohet në zonën e Kombinatit, në Tiranë.

“Po! Angazhimi im politik do të vijojë për Bashkinë Tiranë, Qarku Tiranë, duke u përqendruar tek Njësia 6 (Kombinat)”, ka konfirmuar Goxhja.