Qytetarët nuk harrojnë Martinin, tjetër protestë në Tiranë pas vrasjes së 14 vjeçarit

Një tjetër protestë është mbajtur sot në Tiranë, e katërta që pas vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani, nga bashkëmoshatari i tij, Mario Perlleshi, ngjarje që ndodhi pranë shkollës “Fan Noli”.

Qytetarët u mblodhën në shkollën 9 vjeçare dhe më pas marshuan drejt Ministrisë së Arsimit. Ashtu si në protestat e kaluara, qytetarët kanë kërkuar më shumë siguri në shkolla si dhe dorëheqjen e Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Martin Cani u qëllua me thikë nga boshkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi ndërsa i plagosur ka mbetur edhe Luis Meçja.

Ky i fundit ka deklaruar ne në vendin e ngjarjes kanë qënë dy persona me dy thika, por policia doli dje me një njoftim duke thënë se vrasja e Martin Canit ka vetëm një autor, dhe ai është Mario Përlleshi. Ky i fundit pasi doli nga spitali privat për shkak të plagëve që kishte marrë gjatë sherrit, u dërgua në paraburgimin e të miturve në Kavajë.