Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar qytetarët për hapjen e aplikimeve për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura.
Aplikimet mund të bëhen online në faqen zyrtare www.mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutitmit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë.
Mosha maksimale për aplikantët është 30 vjeç, ndërsa për personelin mjekësor dhe anëtarët e Orkestrës Frymore/Simfonike, mosha maksimale është deri në 32 vjeç. Rekrutimi për ushtar/detar aktiv zgjat deri më 31 dhjetor 2024.
“Mos e humbisni këtë mundësi për t’i shërbyer atdheut”, shkruan në postimin e tij ministri i Mbrojtjes.