Dy turistë dyshohet se kanë humbur kontaktet gjatë eksplorimit në Malin e Korabit.
Menjëherë autoritetet janë vënë në lëvizje duke nisur kërkimet për lokalizimin dhe gjetjen e tyre.
Mediat raportojnë se në ndihmë të grupeve të Policisë lokale dhe strukturave të tjera janë nisur edhe Forcat e Armatosura nga reparti i ushtrisë 4030 të Komandës Mbështetëse Burrel.
Deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Dibrës.