Kremtimi i Pavarësisë/ Ambasada Amerikane uron Shqipërinë: Festojmë me krenari bashkë me ju

Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar Shqipërinë për 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, festës tonë kombëtare.

Me një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, amabasada shkruan se bashkë me ne festojnë me krenari këtë ditë të veçantë për kombin shqiptar.

“Urime Shqipërisë në 112-Vjetorin e Pavarësisë! Ambasada e ShBA feston me krenari bashkë me ju. Për të shënuar këtë ditë, Jakob Curatola-Ëozniak, i cili po mëson shqip teksa shërben në Shqipëri me bashkëshorten e tij, interpretoi himnin kombëtar. Si ju duket”,  thuhet në njoftim.