Festa e shpalljes së Pavarësisë ka bërë bashkë krerët më të lartë të shtetit shqiptar dhe të Kosovës, në Vlorë, në qytetin e flamurit.
Në ceremoninë zyrtare për ngritjen e flamurit në nder të 112-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, krahas kreut të shtetit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentares Elisa Spiropali është i pranishëm dhe kryeministri i Kosvës Albin Kurti.
Në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në 1912 morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por 40 ishin firmëtarët, që nënshkruan Aktin e Pavarësisë.
Në këtë 112-vjetor, festohet kudo ku ka shqiptarë, duke qenë të bashkuar me mendje e zemër rreth flamurit tonë kombëtar.