Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Shkodër-Lezhë në bashkëpunim me prokurorinë ka pezulluar nga detyra dhe u ka ndaluar daljen jashtë vendit 6 punonjësve të policisë.
Efektivët dyshohet se kanë “shpërdoruar detyrës”, vepër kjo e kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet e thelluara disa mujore dyshohet se këta punonjës policie nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharje gjatë një operacioni të zhvilluar në Korrik të këtij viti, pavarësisht se janë konstatuar nga ana e tyre gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Shalë, në Shkodër.
Policët e pezulluar nga AMP:
1-Nënkomisar Gjergj Mala
2-Nënkomisar Ardian Baçina
3-Inspektor Faik Latifi
4-Inspektor Kristjan Lokthi
5-Inspektor Zef Doçi
6-Inspektor Sokol Kroni