GJKKO ka dhënë vendimin për ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana, në lidhje me abuzimet me tenderat e naftës. GJKKO ka dënuar me 1 vite burg Granit Gjanën, por dënimi i tij konvertohet në 2 vite shërbim prove.
Gjithashtu ish-Prefektit të Kukësit i ndalohet të ushtrojë funksione publike për një periudhë 5 vjeçare.
Gjana akuzohet për shkelje barazie në tendera në kohën kur ishte zv.kryetar i Bashkisë së Kukësit, kur Bashkia drejtohej nga Safet Gjici.
Granit Gjana doli edhe në videon e skandalit seksual të Safet Gjicit me Alma Kaçin. Pasi kryen marrëdhënie në zyrë, Gjici e dërgoi Alma Kaçin te Granit Gjana, ku ky i fundit do t’i shpjegonte procedurat që duhet të ndiqte për të përfituar tenderin për qentë e rrugës.