Sali Berisha u rikthye në selinë blu pas 330 ditëve “arrest shtëpie”, pasi sot Gjykata e Posaçme hoqi masën e sigurisë, të caktuar më datë 30 dhjetor 2023.
Teksa mbërriti në selinë e PD, ishin me qindra mbështetës, të cilët e pritën me brohorima liderin e PD. Berisha në fjalën që mbajti tha se sot është një ditë e mirë shprese. Sipas tij, sot fitoi e vërteta, ligji dhe Kushtetuta.
“Sakrifica triumfoi dhe u shpërblye”- tha mes të tjerash, Sali Berisha, i cili që prej kësaj të mërkure do të jetë i lirë në aktivitetin e tij politik.
Ndërkohë Berisha kishte një thirrje edhe për kryeministrin Edi Rama, për të krijuar qeverinë teknike, ndërsa shtoi se mosbindja civile e opozitës do të vijojë.
Berisha: Përshendes cdo shqiptar me mirënjohjen me të madhe, sot u ndriçua nga rrezet e para të rikthimit të pandalshëm të demokracisë. Sot është dita kur mostra e demokracisë Edi Rama dhe Xhorxh Soros dështuan përfundimisht, në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare me grushtin e shtetit që i bën asaj. Sakrifica e 333 diteve triumfoi dhe u shpërblye. Sot është një ditë e mirë për shqiptarët, opozitarët, ditë shprese, por sot është një ditë e mirë edhe për ata që nuk janë opozitarë. Sot nuk fitoi Berisha por e verteta, ligji dhe kushtetuta. Kam thyer rekordin për numrin e fjalimeve, 330 të tilla, veprimi do të jëtë kryefjala e Berishës.