TIRANË- Pas tre orësh përplasje me Policinë e Shtetit dhe bllokim rrugësh, opozita ka mbyllur protestën e kësaj të marte.
Protestuesit u mblodhën në gjashtë pika kryesore të Tiranës duke “paralizuar” plotësisht qarkullimin normal të automjeteve.
Pika më e nxehtë në këtë protestë ishte ajo e sheshit “Wilson”, ku nuk munguan as përplasjet fizike.
Policia për t’iu përgjigjur veprimeve të protestusve dhe për të zhbllokuar rrugën përdori gaz lotsjellës, akt ky, i cili solli dhe hapjen e segmentit rrugor.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh se efektivët janë urdhëruar të përdorin dhunë ndaj proetstuesve, edhe pse ata po protestonin paqësisht.
Ai paralajmëroi policinë, duke thënë se kush guxon të arrestojë protestuesit paqësorë do ketë punë me Partinë Demokratike.
Sipas Nokës, opozita është në mosbindje civile dhe betejën e saj do ta çojë në fund.
“Në çdo shtëpi shqiptare ka revoltë kundër qeverisë. Janë mercenarë të krimit të organizuar, nuk kanë asnjë lidhje me ligjin. Ato fytyra aty mbrapa nuk përfaqësojnë as ligjin e as shtetin. Ata janë mercenarë të krimit të organizuar dhe s’kanë lidhje me ligjin. Janë të gjithë polici politike dhe e inkriminuar kundër opozitës. Fakti që ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve paqësore tregon misionin e tyre politik. Policia s’ka të drejtë të japë apo jo leje, ata thjesht marrin njoftim dhe garantojnë rendin publik. Ne jemi në mosbindje civile. Kush goxon të arrestojnë një protestues do ketë punë me PD”, tha ai.
Me thirrjet ‘Rama ik”, ishte Belind Këlliçi, i cili lajmëroi me megafon para Bashkisë së Tiranës përfundimin e protestës së sotme, ndërsa u bëri thirrje mbështetësve t’i drejtohen selisë së Partisë Demokratike.
“PD, opozita dhe qyetatrët janë të vendosur në betejë me rgjimin e Edi Ramës. Ai është narkokryeministër i parë i Evropës. Ne do vijojmë mosbindjen civile”, tha ai./Ditar.al