Opozita shqiptare këtë të martë do të zhvillojë protestën e saj kombëtare.
Aksioni i tyre pritet të nisë në orën 17:00 në kuadër të asaj që ato e kanë cilësuar si mosbindje civile ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Demokratët kanë paralajmëruar se do të mblidhen në disa akset të kryeqytetit për të shprehur pakënaqësitë.
Mbledhja e tyre vjen pas thirrjes së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Ju garantojmë se së shpejti Edi Ramës nuk do të preferojë ti japë dorën njeri dhe ata që do të ja japin do e dizifektojnë pasi t’ja japin dorën narkodiktatorit. Miq! Të gjithë këto janë frymëzim për ne. Të gjitha këto lajmërojnë triumfin tonë, lajmërojnë fitoren tonë. Me datën 26 Shqipëria në Tiranë, marshim në Tiranë, fitore në Tiranë”, u shpreh ai në apelin drejtuar demokratëve.
Për mbarvajtjen e protestës së dmokratëve janë angazhuar në terren mbi 1 mijë efektivë policie.