Mjeku i spitalit privat ku ndodhet i shtruar 14 vjeçari, që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani nuk plotëson epikrizën për gjendjen shëndetësore të të miturit, duke u kthyer në një pengesë.
Mësohet se zyrtarët e burgjeve që kanë shkuar pranë spitalit privat “Hygeia” për të marrë epikrizën, për t’i hapur më pas rrugë transferimit të 14 vjeçarit në paraburgim, nuk kanë marrë kartelën, pasi mjeku Dritan Todhe nuk e ka plotësuar duke zvarritur procesin.
Ndaj 14 vjeçarit u caktua pak ditë më parë masa e “arrestit me burg”, ndërsa Prokuroria rëndoi pozitën e tij, duke e akuzuar për veprën penale: vrasje në rrethana cilësuese.
Ndërkohë ditë pas dite po zbulohen detaje të reja rreth ngjarjes që tronditi të gjithë opinion publik, ndërsa janë zhvilluar edhe disa protesta në Tiranë.
Mësohet se 14 vjeçari nuk ka qenë vetëm në momentin që ka qëlluar ndaj Martinit, por bashkë me të ka qenë edhe një shok i tij. Policia e ka mohuar një person të dytë, por burime për media bëjnë me dije se autori ka qenë në shoqërinë e një tjetër personi, i cili rezulton se është djali i një hetuesi të BKH ndërsa e ëma punon pranë SPAK.