Me urdhër të SPAK çmontohet grupi kriminal i Suel Çelës, pranga dhe Bujar alias Marsel Shega

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka goditur një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së cilës dyshohet të jenë favorizuar nga funksionarë të drejtësisë dhe zyrtarë policie.

Nga 21 urdhërarreste të lëshuara, vetëm disa prej tyre janë ekzekutuar. Në mesin e personave të arrestuar është dhe Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green. Bujar alias Marsel Shega konsiderohet si ‘truri financiar” i organizatës kriminale që drejtohet nga Suel Çela.

Ai është arrestuar në Milano. Kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë.

Mediat rsportojnë se përmes kompanive të tij, dyshohet se Shega pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë dhe një grup të fuqishëm me bazë me Dubai, i cili ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.

Sakaq, Suel Çela një prej emrave më të njohur të botës së krimit, i shpallur me herët në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Në bazat dhe bizneset e të shumëkërkuarit në Elbasan është ushtruar kontrolle dhe janë marrë dokumente dhe prova të tjera.

Në pranga përfundoi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila ndodhej nën masën e arrestit në shtëpi, në kuadër të aksionit “Plumbi i Artë 2”, ndërsa është caktuar masë e re sigurie për ish-zyrtarin e policisë, Dedan Gjoni.

Në arrest shtëpi edhe dërguar avokatja e një prej anëtarëve të grupit të Suel Çelës.