Të gjithë punonjësit socialë të ‘Medihospes’, organit drejtues të Qendrave Italiane në Shqipëri për riatdhesimin e emigrantëve, do të largohen nga Shëngjini dhe Gjadri për t’u kthyer në Itali.
Lajmin e bën të ditur media italiane Tgcom, që në një artikull shkruan se operatorët e qendrave të emigrantëve dhe efektivët e policisë do të kthehen në vendin e tyre brenda fundjavës.
Nga Ministria e Brendshme rezulton se qendrat mbeten funksionale dhe të mbikqyrura: aktualisht, nënvizojnë burime nga Ministria e Brendshme, stafi është reduktuar dhe ndryshon sipas nevojave të momentit. Shtatë nga kooperativat mbeten, me role administrative, dhe staf shqiptar, përfshirë personelin e kujdesit shëndetësor.
Kujtojmë se dy grupe emigrantësh që mbërritën nga Italia në Shëngjin, janë rikthyer sërish në vendin fqinj, pas një vendimi të gjykatës së Romës. Kjo e fundit e ka referuar çështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë. Në pritje të këtij vendimi, edhe kryeministrja Giorgia Meloni është tërhequr përkohësisht nga marrëveshja që nënshkroi me kryeministrin Edi Rama dhe nuk do të dërgojë më emigrantë në Shqipëri.