VIDEO/ Nis protesta e opozitës, Flamur Noka dhe Xhelal Mziu parkojnë makinat në mes të rrugës

Ka nisur protesta e opozitës, e cila këtë herë ka si qëllim të bllokojë gjashtë segmentet kryesore  të lëvizjes së automjeteve në Shqipëri.

Të parët që kanë nisur mosbindjen civile për sot kanë qenë deputetët Flamur Noka dhe Xhelal Mziu, të cilët i kanë parkuar makinat e tyre në mes të rrugës te sheshi “Shqiponja”.

Ndërkohë, qindra qytetarë janë mbledhur në çdo aks që do të tentojë opozita të bllokojë. Pika e parë e bllokimit është Sheshi Shqiponja, ku deputetët që do të jenë të pranishëm janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatët.

Gjithashtu do të bllokohet rrethrrotullimi i Milotit, me protestuesit që do të udhëhiqen nga deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti. Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës janë deputetët Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati.

Në rrethrrotullimin Levan janë Luan Baçi, Kasem Mahmutaj, Tritan Shehu, Bujar Leskaj, ndërsa te rrethrrotullimi Shkozet, do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja, Shijaku.