Ish deputeti Artur Roshi paraqitet në SPAK

 Ish deputeti Artur Roshi, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Nuk dihet ende pse SPAK ka thirrur kreun e Partisë së Ballit Kombëtar,  por kujtojmë se Roshi është dënuar nga Apeli i GJKKO me një gjobë totale prej 800 mijë lekësh, për shpifje dhe fyerje, në vitin 2022.

Gjoba ishte ndaj Artid Cikulit, pasi gjykata e shpalli fajtor Roshin për shpifje.

Konflikti mes Roshit dhe Cikulit nisi pasi ky i fundit e denoncoi se po tenton të përvetësojë një tokë shtet, ditën për diell e në sy të zyrtarëve të institucioneve.