Opozita nis protestën para Parlamentit Evropian, me pankarta në duar deputetët e PD kërkojnë lirimin e Sali Berishës

Dhjerëra deputetë të opozitës janë mbledhur sot para godinës së Parlamentit Evropian në Strasburg, në një manifestim sensibilizues.

Deputetët Edi Paloka, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Ramadan Likaj, Flamur Hoxha, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Kreshnik Çollaku, Asllan Dogjani, Isuf Çela, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Tritan Shehu, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Tomor Alizoti, Dhurata Çupi, Qani Xhafa, Xhelal Mziu, Dashnor Sula, Saimir Korreshi, Ilda Dhori, Ludovik Hasanaj, Kasem Mahmutaj, dhe Petrit Doda, kanë njohur kolegët e tyre europianë me faktet e arrestimitë Kryetarit të PD Sali Berisha, duke kërkuar monitorimin nga afër të situatës dhe lirimin e tij të menjëhershëm.

Deputetët e PD mbajnë në duar disa pankarta, ku kërkohet lirimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie që prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Kjo protestë e tyre bëhet me qëllim për të tërhequr vëmendjen e europianëve për situatën në Shqipëri që ata e cilësojnë ngjizjen e një regjimi diktatorial.

“Jemi për të sensibilizuar PE dhe opinionin, Shqiëria ka hyrë nbë rrugën e degradimit”- u shpreh deputeti Tritan Shehu në një komunikim për gazetarët.