Jurgis Çyrbja në Gjykatë dy ditë pas arrestimit, pritet të njihet sot me masën e sigurisë

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme, nën masa të rrepta sigurie.

Pritet që ai të njihet me masën “arrest me burg”, ndërsa seanca është ndëprerë përkohësisht pak pas nisjes, pasi avokatët kanë kërkuar të njihen me dosjen.

Çyrbja u arrestua dy ditë më parë ndërsa akuzohet për veprat penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje; “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

SPAK sqaroi se sipas hetimeve, Çyrbja ndihmoi një të arratisur nga drejtësia, Altin Hajri, duke dekonspiruar operacionet e policisë, ndërsa në këmbim përfitoi vendosjen në emrat e sigurt të listave për zgjedhjet e kaluara.

Kujtojmë se Jurgis Çyrbja la mandatin e deputetit disa ditë më parë, pasi u mor në pyetje për herë të parë nga prokurorët e SPAK. Ai nuk pranoi të fliste për mediat, por me sa duket, e ka përgatitur arrestimin e tij, duke dalë nga Partia Socialsite.