Detaje të reja janë mësuar në lidhje me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Mësohet se janë lëshuar masa sigurie edhe për dy prej njerëzve të afërt të Metës, Piro Xhixhos, që është njëherazi babai i deputetes së PL, Erisa Xhixho dhe ndaj Ema Çokut.
Ndërkohë Ilir Meta u arrestua mesditën e kësaj të hene pranë “Kthesës së Kamzës” në Tiranë nga forcat e BKH në bashkëpunim me policinë.
Ndaj bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, njeherazi deputete e PL, GJKKO ka caktuar masën ‘Detyrim paraqitje’.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e SPAK lidhur me akuzat zyrtare ndaj kreut të PL, Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe bashkëpunetorëve të tyre.