Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për herë të parë për arrestimin e Ilir Metës, mesditën e kësaj të hëne.
Sipas Tedi Blushit, Ilir Meta është rrëmbyer në mes të ditës nga një organizatë kriminale, duke ju referuar Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Megjithatë Blushi tha se ky arrestim do të marrë një përgjigje shembullore nga të gjithë shqiptarët.
“Një strukturë kriminale, terroriste që guxon të rrëmbejë në mes të ditës ish-Presidentin e Republikës, ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Parlamentit. Kjo është një fatkeqësi dhe tregon edhe njëherë gjendjen skandaloze, aktin e rëndë kriminal që do të marrë përgjigje shembullore nga të gjithë shqiptarët”, u shpreh ai në prononcimin për mediat jashtë selisë së PL.