Sali Berisha reagon për arrestimin e Ilir Metës: Persekutim politik nga Rama, ka tentuar ta eliminojë edhe fizikisht

Ish kryeministri Sali Berisha është pyetur teksa ishte duke folur në një konferencë për mediat, për arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës.

Berisha tha se ky është një persekutim politik me urdhër të Edi Ramës, i cili sipas tij është përpjekur ta eliminojë edhe fizikisht Metën.

Berisha akuzoi kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani se fle mbi një dosje ku bisedohet se Rama ka urdhëruar eleminimin fizik të një politikani.

“ Çdo gjë ndaj tij është politike, persekutimi ndaj Ilir Metës është politik dhe vetëm politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë document por kanë zbatuar urdhërat e Ramës I cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta edhe fizik të Ilir Metës.

Kjo është përgjigjja ime.

Një mender kryeministër, Edi Rama është siç denoncova edhe herën e kaluar me shumë të dhëna I implikuar në zhdukjen direkte të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese.  Kam informuar te ju se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën, e që thoni ju se do të guxonit bandat të eliminonoin një politikan afër Edi Ramës, pa lejen e tij, pra Edi Rama është i përzier me krimin.

Zhvillimet tregojnë të gjithë shëmtinë, të gjithë rrezikun, për çdo shqiptar të ndershëm, nga Edi Rama, deputetët dhe bandat e tij”, tha Berisha.