Sekretariati i Etikës nuk u mblodh sipas rregullores pas përplasjeve në komisionin për sterilizimin, PD kërkon masë për 3 deputetët socialistë

Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë kryetares së Sekretariatit të Etikës, Klotilda Bushka, ku ka kërkuar ndëshikimin e 3 deputetëve socialistë, pas përplasjeve në Komisionin Hetimor për Koncensionet në Shëndetësi.

Në mbledhjen e kaluar të komisionit pati debate të ashpra, ndërsa PD kërkoi mbledhjen e komisionit të Etikës, që duhet të ishte mbledhur brenda 48  orëve.

Në një letër drejtuar Sekretariatit të Etikës, PD ka kërkuar marrjen e masave disiplinore për Plarent Ndrecen, Erion Braçen dhe Ilir Metajn, me pretendimin se “ndërmorën veprime të njëanshme e arrogante” në Komision, duke listuar shkeljet e tyre.

Mbledhja nisi pa praninë e kryetares së komisionit për sterilizimin, Albana Vokshi dhe u pasua me përplasje verbale.