Pak orë pasi prekën tokën shqiptare, dy emigrantë kthehen sërish në Itali

Këtë të mërkurë mbërritën emigrantët e parë nga vendi si Egjipit dhe Bangaldeshi, të cilët pritet të vendosen në kampin e Gjadrit. Por pak orë pasi prekën tokën shqiptare, mësohet se dy emigrantë do të kthehen sërish në Itali, për shkak se janë minorenë. Ndërkohë 14 emigrantët e tjerë do të zhvendosen në kampin e Gjadrit.

Anija ushtarake italiane “Libra” me emigrantët e parë u nis të hënën e 14 tetorit nga ishulli i Lampeduzës në Itali dhe mbërriti këtë të mërkurë në Shëngjin.

Më pas emigrantët nën shoqërinë e forcave të sigurisë Italiane zbritën grupe-grupe dhe u vendosen në qendrën pritëse brenda portit të Shëngjinit, ku u kryen verifikimet dhe kontrollet mjekësore, për tu derguar më pas në Gjadër.

Kujtojme se kampi pritës në Gjadër është ndërtuar për të pritur deri në 400 persona, duke ofruar masat e sigurisë dhe infrastrukturën për nevojat e përditshme.