Djegia e karrigeve në shkallët e Kuvendit gjatë seancës së 30 shtatorit, do t’u kushtojë para deputetëve të opozitës.
Auditi i inventarit dhe grupi i kontrollit i ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë ka llogaritur se fatura e dëmeve të shkaktuara është 764.922 mijë lekë.
Kuvendi ka urdhëruar deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Elda Hoti dhe Bledion Nallbati, që të paguajnë dëmshpërblimin financiar.
Noka dhe Nallbati janë urdhëruar të paguajnë nga 187 455 lekë secili, Elda Hoti 180 837 lekë, ndërsa Gazment Bardhi do të paguajë më shumë nga të gjithë, 209 175 lekë.
Sipas urdhrit të Kuvendit, deputetët kanë afat deri më 20 nëntor për të bërë pagesën, në të kundërt shuma do t’u mbahet nga rroga mujore, në dy këste.
Në seancën e 30 shtatorit u dogjën dhe dëmtuan 30 karrige, tapeti ceremonial në hyrje të salles së seancave plenare dhe stema e Republikës brenda në sallën e seancave.