Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale për hapjen e kapitulit të parë të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Këtë moment që Rama e cilëson si historik, ai e lidh edhe me Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, që drejtohet nga Fatmir Xhafaj dhe që është kundërshtuar ashpër nga opozita.
Sipas tij, ky Komision do të letë detyra të rëndësishme në rrugën drejt integrimit, teksa thotë se mbase tashmë do të arsyetojnë edhe ata që kanë ngritur akuza për këtë Komision.
Postimi i Ramës:
Një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit*
Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për Grup-Kapitujt, “Themeloret”:
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma në administratën publike
-Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Prokurim publik
-Statistikat
-Kontrolli financiar
*mbase përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh dhe volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes edhe të gjithë atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin