Reshjet e dendura përmbytin banesat në Vlorë, evakuohen 22 familje

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur jo vetëm disa akse dhe kryqëzime në Vlorë, por kanë përmbytur edhe qendrën historike dhe spitalin.

Situata ka qenë alarmante për shkak të motit të keq, ku uji u fut në biznese duke shkaktuar përmbytje dhe dëme.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Vlorës ne një komunikim për mediat tha se 22 familje janë evakuuar ndërsa 3 personave u është dhënë ndihmë pasi kishin mbetur të bllokuar.

Bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët për përkeqësim të motit në orët në vijim dhe u ka bërë thirrje të mos parkojnë automjetet në zonat me risk të lartë dhe të kenë kujdes.

Moti i keq ka përfshirë vendin në orët e fundit, ku situata ka qenë alarmante në disa qytete si Lezhë, Durrës apo Vlorë.