Detaje nga grabitja e mbi 200 mije eurove në Tiranë, dyshohet se autorët ishin në dijeni të parave që po transportoheshin me taksi

Më shumë se 200 mijë euro dyshohet se i kanë vjedhur autorët ende të paidentifikuar, shoferit të taksisë, që po transportonte paratë nga një pikë e këmbimit valutor në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut.

Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë vepruar me një plan të mirëfilltë pasi kanë qenë në dijeni të parave që ndodheshin në mjet. Ata kanë thyer xhamin e makinës, dhe kanë marrë cantën me lekë dhe janë larguar me shpejtësi me nje motor. Ky i fundit nuk është lokalizuar ende nga policia.

Aktualisht, hetuesit e Komisariatit nr. 2 po marrin në pyetje pronarët e exchange dhe shoferin e taksisë për të zbardhur ngjarjen.

“Më datë 04.10.2024, në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar” njoftoi policia.