“Të tentosh të asgjësosh opozitën është shpallje lufte”, Bardhi: Nesër do bëjmë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancë

Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD ku foli ndër të tjera për akzuat e ngritura ndaj disa prej deputetëve të kësaj partie, pas revoltës në Kuvend dy ditë më parë.

Bardhi tha se karriget e Kuvendit janë mjeti I tyre i punës dhe se ç’bëjnë me to është përgjegjësi e tyre.

Ai theksoi se PD është e vendosur për të ecur para me aksionet pas sjelljeve të maxhorancës e cila po përpiqet të asgjësojë opozitën.

 “Të përjashtosh opozitën nga kuvndi të burgosësh dhe të tentosh të asgjësosh opozitën është shpallje lufte ndaj PD-së e pozitës në tërësi. Seancën e nesërme grupi ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme. Reagimet tona janë spontane dhe të castit të diktuara nga sjellet e maxhorancës. Të akuzosh deputetët e opozitës se kanë kryer krime ndërkohë që ne akuzohemi se kemi djegtur karrigen. Karrigia është mjeti jonë i punës e shumta është dëmshpërblimi nga paga e tyre. Cfarë bëjnë deputetët me mjetet e tyre të punës është përgjegjësi e tyre”, tha Bardhi, pasi policia e Tiranës dërgoi në SPAK emrat e 23 deputetëve të opozitës, duke I akuzuar për kaos dhe akte dhune në Kuvend.

Ai foli edhe për denoncimin që ka bërë pas mesazheve kërcënuese që ka marrë, pasi kërkoi interpelancë me kryeministrin Rama.

“Siç e dini të hënën kam bërë publike një akt intimidues ndaj meje me dokumente të sajuara dhe që nuk ekzistojnë. SPAK është vënë në lëvizje që atë ditë, kam shprehur gatishmërinë për ti vendosur në dispozicion telefonin tim, do të paraqitem për këtë veprim hetimor të nevojshëm”, tha Bardhi.