Avokatja me origjinë shqiptare, Eva Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj prej 35 orësh e 17 minutash duke përshkuar me not 92 kilometra nga brigjet e Leçes, (San Focca) deri ne Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën Shqiptare, në afërsi të kepit të Gjuzës.
Ky ishte një udhëtim i vështirë për Buzon. e cila një vit më parë kishte tentuar ta realizonte këtë sfidë por nuk ia kishte dalë.
Ajo e la në mes rrugëtimin vitin e kaluar për shkak të komplikacioneve por sot e përfundoi atë, duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike.
Këtë herë, avokatja që jeton dhe punon në Australi ka ndaluar shumë pak, duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant, pa patur asnjë problem. Prej momentit të mbërritjes, Eva nuk është në gjendje të flasë për shkak të kalçifikimit të gojës nga kripa. Gjendja e saj është shumë e mirë.
Te ngjashme
/ 4 orë Më Parë
/ 5 orë Më Parë