Ndërron jetë 61 vjeçarja në Korçë, familjarët akuzojnë bluzat e bardha për neglizhencë, në hetim dy mjeke

Dy mjeke të spitalit të Korçës janë vënë në hetim pasi kallëzimit të bërë nga familjarët e një 61 vjeçareje. Ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë ku 61 vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Por familjarët e saj kanë bërë kallëzim pasi pretendojnë se mjeket kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor të saj.

“Nga Komisariati i Policisë Korçë, u referuan materialet  në Prokurori për vlerësim  për shtetaset A. D.,  dhe G. R., të dyja mjeke në spitalin e Korçës, pasi: Familjarët e një  61 vjeçareje që humbi jetën më datë 14.08.2024, paraprakisht dyshohet si pasojë e arrestit kardiak, kanë bërë kallëzim pasi pretendojnë se mjeket kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor të 61-vjeçares”- njofton policia e Korçës.