Durim Bami lirohet nga burgu në Dubai, autoritetet shqiptare nuk ia dalin dot me procedurat e ekstradimit

“O forti” i Niklës, Durim Bami, i cili ishte arrestuar nga autoritetet e Dubait në muajin qershor është liruar nga burgu.

Durim Bami është një nga personat më të kërkuar në Shqipëri, dhe pas arrestimit të tij në Dubai, autoritetet shqiptare nisën procedurat për ekstradimin e tij, por gjykata e Dubait ka vendosur ta lejë të lirë.

Bami ishte shpallur në kërkim për dosjen “Revanshi”, ku akuzohet për një sërë veprash penale. Ai përfundoi afatin 60 ditor të qëndrimit në paraburgim në Dubai ditën e djeshme (13 Gusht).

Sipas ligjit të Emirateve të Bashkuara, Durim Bamai është lënë i lirë për shkak të mbarim të afatit të paraburgimit.

Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Dubain, ndaj të gjithë personat e arretuar atjë që janë në kërkim nga drejtësia shqiptare, sapo u përfundojnë afatet e paraburgimit, lihen të lirë.

GJKKO në 15 maj të këtij viti ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Sigurimi kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kultivim i lëndëve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Durim Bami u shpall në kërkim në kuadër të dosjes Revansh të hetuar nga SPAK. Bami akuzohet për planifikimin e vrasjes së Arben Ndokës, Tori Xhecukës, dhe Erigers Mihasit. Pjesë e kësaj dosjeje është edhe bashkëpunimi i dyshuar me ish-efektivin e RENA-s Altin Moria për kultivimin e kanabisit në Nikël.

SPAK në kuadër kësaj dosje kërkoi arrestimin e 50 personave, mes të cilëve ishin dhe Durim Bami, ish-deputeti I PS Arben Ndoka, Ervis Martinaj, Endrit Dokle si dhe personazheve të tjerë të botës së krimit.