Dy ditë më parë kryeministri Rama njoftoi se do të hapet tuneli nënujor në Porto Palermo, (i ndërtuar nga regjimi komunist) si një projekt i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer e Panoramës në një destinacion të turizmit historik.
Rama tha se ky projekt jetëzon godinën e vjetër ushtarake, ku është planifikuar të ndërtohet edhe një muze i Luftës së Ftohtë.
Por sipas ish-komandantit të Forcave të Armatosura, Artur Meçollari në fakt e gjitha po bëhet me plan që t’i jepet me koncension një oligarku.
Meѯollari shkruan se në janar 2023 u propozuan tek Presidenti për nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes Baza Detare e Palermos, Ishulli i Sazanit, Shtëpia e Pushimit Durrës dhe Shtepia e Pushimit Jale.
Por sipas tij nxjerrja nga Plani I Veprimit dhe Përhapjes së bazës detare të Porto Palermos në vitin 2016, është nën hetim nga SPAK dhe nuk mund të përdoret përveçse për qëllime ushtarake, sidomos në një kohë kur NATO përgatitet për luftë.
Nga ana tjetër Presidenti Begaj i pyetur në një emission lidhur me këtë denoncim, mohoi që Plani për Veprimin dhe Përhapjen të jetë ndërtuar për t’jua dhënë pronat e ushtrisë në bregdet oligarkëve, pasi sipas tij dokumentet e këtij plani hartohen në bazë të studimeve dhe rekomandimeve të komandantëve të lartë të ushtrisë, që nuk mund të jenë të gjithë të korruptuar.
“Këta njerëz janë ata që na bëjnë të kemi nëj vend nderi në NATO dhe ushtarakët kanë një ligj tjetër përsa i përket organizimit të tyre dhe nuk është kjo” u shpreh ai.
Pas kësaj përgjigje Meçollari i është drejtuar sërish me një postim publik presidentit Begaj, duke e pyetur se përse I ka dorëzuar te oligarkët me firmën e tij disa prej bazave të ushtrisë.
“Sa mirë e di teorikisht Barjami ligjin për pronat e FA në Planin e Veprimit dhe Përhapjes (PVP):
Po ka disa pyetje:
1) Përse e dorëzove (ka shkresa me firmën tënde dhe vartësve të tu për dorëzimin oligarkëve të bazës detare të Sarandës ndërsa ishte në PVP?
3) Përse lejove me ndërgjdgjje dhe me shkresa zyrtare ndërtimin e godinës 4-katëshe në bazën detare të Shëngjinit ndërsa ishte në PVP?
3) Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar fillimin e projekteve turistike në Tunelin e Porto Palermos, që nuk mund të bëhet nëse është në PVP. A ke miratuar nxjerrjen nga PVP :
Ishullin e Sazanit;
Bazën e Porto Palermos, ndërsa është në hetim nga SPAK.
Kavalishencën e Durrësit;
Kavalishencën e Jalës.
4) Sa herë je pyetur nga SPAK për aferat e pronave të Forcës Detare?”, ka shkruar ish komandanti I FA.
Postimi denoncues:
NATO përgatitet për luftë, Shqipëria vijon tjetërsimin e bazave detare.
Këto postime më kujtojnë atë telegramin e Koço Devoles “Gjyshja është pak sëmurë. Varrimi bëhet nesër”.
Po pse nuk thoni të vërtetën?
Do ja japim me koncesion një oligarku.
Jo po projekt i Ministrisë së Mbrojtjes. Etj. Etj.
Ka qysh në janar 2023 që Shtabi i Përgjithshëm (gjeneralmajor Arben Kingji) ka miratuar dhe propozuar nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes i pjesës më të madhe të bazës detare të Porto Palermos. Ish Ministri i Mbrojtjes (Niko Peleshi) ia ka dërguar Presidentit për miratim. Pra bëni dhe një sqarim.
A e ka miratuar Presidenti Bajram Begaj nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes të pjesës më të madhe të Porto Palermos?
Në janar 2023 u propozuan tek Presidenti për nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes Baza Detare e Palermos, Ishulli i Sazanit, Shtëpia e Pushimit Durrës dhe Shtepia e Pushimit Jale.
Për kujtesë:
1) nxjerrja nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes i 80% të bazës detare të Porto Palermos në vitin 2016 është nën hetim nga SPAK;
2) rasti i bazës detare të Sarandës tregon se nuk mund të ndryshojë destinacioni, përveç për qëllime ushtarake, i një prone në Planin e Veprimit dhe Përhapjes;
3) me vendim të gjykatave Forca Detare ka sot nën sekuesstro Preventive 70 ha, që përfshinë dy baza detare, Sarandë dhe Shëngjin), të cilat aktualisht ruhen nga kompanua “Ilirian Guard”.
Me ketë histori korrupsioni dhe nën hetim nga SPAK, a keni legjitimitet të vijoni tjetërsimin e bazave detare????