Lutfi Dervishi

“Greku i mirë” dhe “greku i keq”

Kandidati i shumicës në zgjedhjet në Himarë, Vangjel Tavo herë ka qenë “greku i mire” dhe herë ka qenë greku i keq.

Përballë PS ishte “greku i keq”. Tani është “greku i mirë”

Zgjedhjet në Himarë nuk duhet të ishin një garë mes “grekut të mirë” dhe “grekut të keq”, por një mundësi për të zgjedhur njeriun që ka një program, që mban fjalën, që është i përkushtuar dhe është i përgjegjshëm.

Por në ping pongun “atdhetar vs tradhëtar” ata që votuan për “grekun e mire” janë shqiptarë, janë patriotë, ndërsa kush votoi për “grekun e keq” është i shitur, i blerë, besprerë!

Ka një dallim mes patriotit të facebook -ut nga ai i vërteti.

Patriot është ai që i jep komunitetit dhe nuk i merr, i shërben dhe nuk e sundon, i thotë të vërtetën dhe nuk e mbyt në propagandë, i jep mundësi për punë dhe nuk e ngop me lugë boshe.

Rreziku më i madh sot nuk vjen nga jashtë, nga greku e nga serbi, por nga brenda. Nuk kanë ikur mbi 2 milionë shqiptarë prej grekut, por nga keq qeverisja, varfëria, korrupsioni dhe mungesa e shpresës.

Braktisja e vendit dhe plakja e popullsisë nuk janë për shkak të armiqve të jashtëm, por “armiqve të brendshëm”

Ne jemi një vend që shumicen e popullsisë e kemi jashtë kufijve shteterore dhe me të drejteë duhet të kerkojme të drejtat e tyre brenda shteteve ku jetojne, por perdorim retorike armiqesore kur është fjala për minoritetin grek. Pak a shumë është zyrtare që një grek që kandidon me PDNJ është një shovinist grek ndersa një grek që kandidon me PS është grek i mirë. Nga disa deputet te shumicës duket sikur zgjedhjet lokale ne Himare nuk u bënë për të zgjedhur kryetarin e bashkise, por për të ruajtur tërësinë territoriale të Shqiperise.

Te ngjashme