Shqiptarët e Diasporës i kanë dërguar një letër kryetares së Gjykatës Kushtetuese lidhur me moszbatimin e vendimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë për votën e Diasporës.
Në letrën që mban firmën e dhjetëra shqiptarëve anë e mbanë botës shprehen se Kuvendit i ka skaduar afati 1-vjeçar për votën e emigrantëve, duke i kërkuar Kushtetueses që të sigurohet që vendimi i saj të zbatohet.
“Moszbatimi i këtij vendimi cenon legjitimitetin e zgjedhjeve të ardhshme, parimet e demokracisë dhe të drejtën tonë kushtetuese për të votuar nga jashtë vendit, ne kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që të ndërmarrë hapat e nevojshëm zyrtar për të siguruar zbatimin e vendimit Nr. 38/22 nga Parlamenti”, thuhet në letrën e tyre.
Ndërkohë edhe Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” protestoi sot para Kuvendit për të mundësuar votën e emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.
Grupi i aktivistëve kërkon zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve.
Letra e plotë:
18 Korrik 2024
Zonjës Holta Zaçaj,
Kryetare e Gjykatës Kushtetuese,
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 26,
Tiranë, Shqipëri.
Subjekti: Vendimi Nr. 38/22 i Gjykatës Kushtetuese.
E nderuar Znj. Gjyqtare,
Ne, të nënshkruarit shtetas të Republikës së Shqipërisë që jetojmë më së shumti në diasporë, nismëtarët e lëvizjes #duatevotoj2025, ju drejtohemi me këtë letër për të shprehur shqetësimin tonë lidhur me moszbatimin e vendimit tuaj Nr. 38/22 nga Kuvendi i Shqipërisë.
Ky vendim, i cili detyron Kuvendin e Shqipërisë të mundësojë votimin nga jashtë vendit brenda një viti, ende nuk është reflektuar në legjislacionin zgjedhor të vendit, duke penguar kështu të drejtë themelore të qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut për të votuar.
Duke marrë parasysh që:
• afati 1-vjeçar i zbatimit të vendimit ka skaduar dhe Kuvendi i Shqipërisë gjendet sot në shkelje të Kushtetutës,
• me zgjedhjet e ardhshme të planifikuara në pranverë 2025, është e domosdoshme që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të ketë kohën e nevojshme për të implementuar dhe mundësuar votimin e diasporës,
• moszbatimi i këtij vendimi cenon legjitimitetin e zgjedhjeve të ardhshme, parimet e demokracisë dhe të drejtën tonë kushtetuese për të votuar nga jashtë vendit, ne kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që të ndërmarrë hapat e nevojshëm zyrtar për të siguruar zbatimin e vendimit Nr. 38/22 nga Parlamenti.
Me respekt, te nenshkruarit:
1 Alban Shallasi, Shkoder,
2 Albion Nikolli, Itali,
3 Alda Noka, Itali,
4 Alida Karakushi, Brazil,
5 Andi Tepelena, Tiranë,
6 Anila Hyka, France,
7 Anton Bershimi, France,
8 Arbër Lleshi, Austri,
9 Ersida Tuci, Itali,
10 Ardit Buli, Austri,
11 Ardit Iskurti, Gjermani,
12 Ardit Ymeri, Austri,
13 Arilda Lleshi, Tiranë
14 Ariona Jupi, Gjermani,
15 Arjan Lleshi, Angli,
16 Arlinda Doçi, Austri
17 Artiola Shabani, Gjermani,
18 Bekim Disha, SHBA
19 Besian Muharremi, Austri,
20 Bledar Cakalli, Durrës,
21 Dashamir Kertusha, Itali,
22 Dhurata Lleshi, Greqi,
23 Ditmar Hasanaj, Finlandë,
24 Donaldo Lleshi, Qipro,
25 Drini Hoxha, Itali
26 Dritan Veshi, Gjermani
27 Edison Lika, Tiranë,
28 Edison Përleka, Gjermani,
29 Elio Nushi, Finlandë,
30 Elio Shyti, Gjermani,
31 Elsona Papajani, Kanada,
32 Emanuela Zaimi, Austri,
33 Entela Koja, Tiranë,
34 Ervis Breçani, Belgjikë,
35 Esmeralda Petrela, Austri,
36 Florian Haçkaj, Zvicër,
37 Florian Kola, Gjermani
38 Fioralba Duma, Tiranë,
39 Gentian Alimadhi, Itali,
40 Gerild Pjetri, Gjermani,
41 Gjetë Ndoj, Gjermani,
42 Ilda Përkeqi, France,
43 Ilirjan Neziri, Gjermani
44 Juxhin Gjoni, Belgjikë
45 Kejda Tusha, Gjermani
46 Klajdi Qehaja, Tiranë,
47 Klea Ducka, Austri,
48 Jola Bejkollari, SHBA,
49 Marjeta Makaj, Francë
50 Mikeljan Stafa, Gjermani,
51 Nador Bakalli, Kanada,
52 Petrit Aliaj, Itali,
53 Petro Lubonja, Austri,
54 Serxho Marku, Itali.