“Nuk jam unë në përgjime”, mjekja e Onkologjikut përgënjeshtron Prokurorinë: Jemi 3 Alketa, por unë jam Prof. Dr.

Mjekja e spitalit Onkologjik, Alketa Pere (Ymeri) ka thënë se nuk ishte ajo që ka dalë në përgjime.

Duke dalë nga Gjykata e Tiranës ku u njoh me masën e sigurisë, mjekja tha  se Prokurioria është gabuar pasi janë tre punonjëse të spitalit me të njëjtin emër.

Teksa përmendi “3 Alketat” e spitalit Onkologjik, diferencën e bëri tek vetja duke theksuar se mbante titullin “profesoreshë doktoreshë”.

“Nuk isha unë Alketa, po ishte Alketa administratoja. Është tjetëëëëëëëëëëëëëër, Alketa Ilo, është administratorja. Janë 3 Alketa në spitalin Onkologjik. Është Alketa Ilo, Alketa Shtëmbari dhe doktoreshë profesoreshë Alketa Ymeri (thotë për veten),”-u shpreh Alketa Pere/Ymeri para mediave.