Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Lumit të Vlorës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur.
Fatmirësisht, si pasojë e aksidentit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.