Në kërkim ndërkombëtar për inceneratorët, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetajn

Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatet hetimore për ish.zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej një viti në lidhje me aferën e inceneratorëve.

mësohet se afatet hetimore përfundonin në datë 21 qershor, ndërkohë që verifikimet e tjera që po kryen struktura e posaçme kanë bërë që dy prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai, t’i zgjasin me tre muaj afatet.

Zgjatja e hetimeve i është komunikuar avokatëve mbrojtës të Arben Ahmetaj. Ky i fundit akuzohet për veprat penale: “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.

Për të njëjtën çështje, është marrë e pandehur edhe ish bashkëshortja e Ahmetajt, Albina Mancka, si edhe bashkëjetuesja aktuale, Erjola Hoxha, për “fshehje të pasurisë” dhe “pastrim parash”.

Sakaq pozitat e tij janë rënduar pasi SPAK thotë se ai ka abuzuar me detyrën e tij edhe në privatizimin e fabrikës, “Buka sh.a”.