EMRI/ Emërohet drejtori i ri i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Erjon Çaka është emëruar sot Drejtori i ri i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave me propozim të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së ish-drejtorit Geraldo Durda në mars të këtij viti.

Arsyet e dorëheqjes së tij nga posti që e mori 2 vite më parë ende nuk dihen ndërsa Çaka është zgjedhur si kreu i ri i Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Deri më sot, Erjon Çaka ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Drejtorinë për Marrëdhëniet Juridiksionale dhe Bashkëpunimin Ndërgjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë.

Më herët në krye të këtij institucioni ka qenë Jonida Baçi. Kjo e fundit u shkarkua pasi u përfshi në dy skema korruptive me ish pronaret.