Një 34 vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi ishte hetuar nga sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare.
Në kuadër të operacionit “Statement” u vu në pranga shtetasi R.A, banues në këtë qytet.
34-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Ky shtetas, duke qenë i punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare, mashtronte duke depozituar shuma më të vogla parash se shumat reale.
Nëpërmjet mashtrimit, ky shtetas ka përvetësuar 27 000 euro dhe në vendin e tij të punës, ka paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara.