Kontrabandoi mijëra paketa cigaresh nga Rinasi në Londër, 38 vjeçari nga Burreli prangoset sapo zbret në aeroportin e Lutonit

Një 38 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë angleze këtë të hënë. Mësohet se shqiptari u arrestua në aeroportin e Lutinit, pasi nga kontrollet iu gjetën 1700 paketa cigare kontrabandë.

Në njoftimin e lëshuar nga Policia e Shtetit, 38-vjeçarit E.M, iu sekuestruan 1700 paketa cigaresh në aeroportin e Luton, Londër, të cilat i kishte kontrabanduar nga Rinasi.

Njoftimi i policisë;

Policia e Shtetit

Finalizohet në bashkëpunim me homologët në Mbretërinë e Bashkuar, operacioni policor i koduar “Paketa”.

Ndalohet në aeroportin e Lutonit, një 38-vjeçar që kontrabandoi nëpërmjet PKK Rinas, 1700 paketa me cigare.

Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm, me homologët britanikë, të informacioneve të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe Departamenti i Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit, u finalizua nga shërbimet e Policisë Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar, operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Paketa”.

Gjatë operacionit, në aeroportin e Lutonit, Londër, u kap dhe u ndalua shtetasi shqiptar E. M., 38 vjeç, i lindur në Burrel, pasi nga kontrollet, iu gjetën në çantë, 1700 paketa me cigare të kontrabanduara nëpërmjet PKK Rinas.

Gjithashtu, gjatë këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, paketat me cigare.