Nis Komisioni Hetimor për TIMS, Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku dhe Ervin Muça do të dëshmojnë me dyer të mbyllura

Ditën e sotme në mbldhjen e Komisionit Hetimor të TIMS pritet të dëshmojnë ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe ish-shefi i IT në Policinë e Shtetit Ervin Muça, i cili ndodhet në arrest shtëpie.

I pari që do të dëshmojë është ministri Balla, më pas Rrumbullaku dhe Muça.

Marrja në pyetje e tyre ishte parashikuar para dy javësh, por Balla, Rrumbullaku dhe Muça thanë se kanë informacion sekret dhe nuk mund të dëshmojnë për shkak se deputetët e komisionit nuk kanë certifikata të sigurisë.

Pritet që dëshmitë e tyre të zgjasin disa orë ndërsa mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura.

Më 9 prill, Prokuroria e Tiranës njoftoi marrjen në hetim të Drejtorit të Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, për veprën penale “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.

Muça, i akuzuar për skandalin e vjedhjes së të dhënave nga TIMS, u pezullua nga detyra dhe u vu në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.