Zbardhet agjenda/ Meloni nesër në Shqipëri, kryeministrja italiane dhe Rama do inspektojnë punimet në dy kampet e refugjatëve

Ditën e nesërme kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të mbërrijë nesër për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Pasi të zbres në Rinas, Meloni do të shkojë në Shëngjin dhe Gjadër, ku do të shohë edhe kampet e emigrantëve.

Kryeministrja italiane do të mirëpritet në aeroport nga kreu i qeverisë Edi Rama dhe më pas do të nisen drejt Lezhës, ku do të inspektojnë dhe punimet e kryera deri më tani në dy kampet e emigrantëve

Kampet ishin parashikuar të ishin gati në maj ndërsa pritet që puna për ngritjen e dy kampeve të përfundojnë në qershor.

Rikujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar, Rama dhe Meloni nënshkruan marrëveshjen për të sjellë emigrantët që kapen në brigjet italiane në vendin tonë.

Marrëveshja parashikon që Italia do të financojë ngritjen e qendrave të pritjes, njëra në Shëngjin, tjetra në Gjadër si dhe do t’i paguajë shpenzimet për sigurinë dhe kujdesin mjekësor.

Qendrat do të mund të strehojnë maksimum 3.000 azilkërkues brenda një periudhe. Marrëveshja është për pesë vjet dhe me të drejtë rinovimi edhe për pesë vjet të tjerë.