Himarë, pronari i një hoteli gjendet i plagosur rëndë pranë biznesit të tij

Një biznesmen u gjet mbrëmë vonë i palgosur rëndë pranë hotelit të tij në Himarë.

Niko Bollano 51 vjeç iu dërgua me helikopter në spitalin e Traumës ndërsa sipas njoftimit të policisë dyshohet se ishte i dehur.

Sipas policisë mbrëmë rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij.

51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes pasi biznesmeni u gjet i plagosur rëndë me dëmtime në kokë pranë hotelit të tij.