Apeli lë në burg Erdgys Arrazin, akuzohet si shkaktar i vdekjes së bashkëshortes dhe fëmijëve

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Erdgys Arrazin, bashkëshortin e Alma Arrazit e cila dyshohet se u hodh në lumin Bunë së bashku e 3 fëmijët e tyre të mitur.

Erdgys Arrazi akuzohet se u shkaktoi vetëvrasjen 39-vjeçares dhe tre të miturve, 9, 8 dhe 3 vjeç, trupat e të cilëve u gjetën në lumë pas disa ditësh kërkime.

Në seancë ai shoqërohej nga familjarë dhe avokati i tij, teksa u vendos masa e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve për tragjedinë.

Alma Arrazi u mbyt së bashku me fëmijët e saj në lumë, dhe shkak dyshohet se janë bërë konfliktet e shpeshta që ajo kishte me Erdgysin, i cili kishte dhe një lidhje jashtëmartesore me një 17-vjeçare.