Një punonjës i Gardës është vetëplagosur me armën e shërbimit. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur sot, ku 28 vjeçari është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve të paraM bëhet e ditur se i riu ka qenë duke pastruar armën kur i është shkrepur pa dashje.
Në lidhje me rastin është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila në bashkëpunim me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.
Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”- njofton policia.