Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Berisha, e ka cilësuar si politik procesin ndaj babait të saj dhe bashkëshortit Jamarbër Malltezi, në lidhje me dosjen “Partizani”.
Në një konferencë për mediat, ajo hodhi akuza ndaj SPAK, duke thënë se vepron me urdhër të Edi Ramës.
Sipas saj, sa herë që Edi Rama në Asamblenë apo Kongresin e PS ka kërkuar që SPAK të veprojë ndaj Berishës, prokurorët kanë intensifikuar veprimet e tyre
“Kjo është një dosje e montuar politikisht, se Berisha dhe Malltëzi janë të burgosur politik, sipas përkufizimeve të akteve ndërkombëtare.
E kemi thënë edhe më parë faktin që ky nuk është një hetim 6 mujor, por një hetim që ka zgjatur prej 4 vitesh, një hetim që është intensifikuar në varësi të urdhrave politik të Edi Ramës, sic provohet nga dokumentet e dosjes. Sa herë Edi Rama në Asamblenë apo Kongresin e PS ka kërkuar që SPAK të veprojë ndaj Berishës, prokurorët kanë instensifikuar veprimet e tyre.
Deri tani është provuar me dokumente të pakontesueshëm se dy janë personat që kanë konsumuar vepra penale, Taulant Balla për kallëzim të rremë dhe Edi Rama për shpërdorim të financave publike dhe dëm në 320 mijë euro ndaj shtetit. SPAK nuk procedon asnjërin prej tyre”, tha nder te tjera Argita Malltezi.