Aksidenti i rëndë në Lushnje-Rrogozhinë, trupi i shoferit 22 vjeçar gjendet mes shkurreve

Gjendet trupi i pajetë i Fabjol Ibraliut rreth 22-vjeç i cili mbrëmjen e djeshme me një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”.

Mësohet se trupi është gjendur brenda shkurreve dhe barishteve, shumë pranë mjetit të shkatërruar nga përplasja e fortë.

I riu ishte duke udhëtuar me 160 km/h, ku fillimisht është përplasur me makinat e tjera që ndesheshin në anë të rrugës, e më pas ka përfunduar në afërsi të banesave.

Makinës i ka dalë motori jashtë, teksa është dëmtuar edhe trafikndarësja dhe janë thyer disa pemë.