Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç del kundër në Asamblenë e OKB-së: Po hapni “Kutinë e Pandorës”

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka nisur diskutimet në lidhje me propozimin e rezolutës që do të shpallë 11 Korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, doli hapur kundër rezolutës, teksa në fjalën e tij u shpreh se kjo rezolutë është një goditje për Serbinë, pasi e cilësoi si të politizuar.

Sipas tij, me miratimin e kësaj rezolute do të hapej “Kutia e Pandorës”, duke krijuar ndarje në rajon.

“Duke folur kundër Gjermanisë dhe kundër rezolutës nuk është e lehtë. Para se të fillonte sesion, përulem para viktimave të konfliktit në Bosnje, që kanë qenë serbë dhe boshnjakë. Jam në këtë sallë për të votuar kundër rezolutës kjo rezolutë është e politizuar skajshmërisht. Pse këta njerëz nuk filluan për gjenocidin që kanë kryer vendet e tyre, ata filluan të flisnin për holokausti, që është njohur nga Kombet e Bashkuara. Të gjithë gjenocidet e tjera, janë njohur dhe pranuar, përfshirë gjenocidin ndaj serbëve në Luftë e Parë Botërore.

A do të bashkojë ndonjë në Bosnjë kjo rezolutë, a do te këtë ndarje në rajon? Kjo do të krijojë ndarje. Rezoluta është goditje për Serbinë. Kjo rezolutë do të hapë Kutinë e Pandorës”, tha Vuçiç.