“Hajduti”, nis me tensione protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, hidhet molotov drejt godinës

Ka nisur me tensione protesta e tetë e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas arrestimit të disa drejtorëve të tij për korrupsion, në kuadër të dosjes “5D”.

Fill pas nisjes, protestuesit në shenjë revolte hodhen molotov në drejtim të godinës ndërsa flakët janë neutralizuar menjëherë nga forcat e policisë.

Ndërkohë një numër i madh forcash policie janë vendosur si gardh para godinës, për të penguar çdo tentativë të protestueve për tu futur brenda godinës.

Disa prej qytetarëve mbajnë edhe pankarta ku kërkohet që Veliaj, të jap dorëheqjen.

Rikujtojmë se protestat e kaluara janë shoqëruar me tensione, ku qytetarët kanë hedhur molotov dhe sende të forta në drejtim të godinës.

Opozita ka thënë se do vijoj protestat derisa Veliaj të largohet nga drejtimi i Bashkisë ndërsa i kanë bërë thirrje SPAK që ta marrë të pandehur.